Erling Haaland është një nga emrat më të lakmuar në futbollin botëror.
Sulmuesi 21-vjeçar norvegjez ka kaluar një kohë të mrekullueshme në shërbim të klubit gjerman Borussia Dortmund, duke ngjallur interesin e gjigantëve të mëdhenj të futbollit botëror, me Real Madridin që po përmendet nga shtypi sportiv ndërkombëtar si një destinacion i mundshëm i lojtarit, shkruan GazetaBlic Sport.
Zyrtarët e Dortmundit po përpiqen që t’a mbajnë lojtarin në ekip.
Sipas shtypit gjerman Bild, drejtuesit e Dortmundit do të jenë të gatshëm t’i ofrojnë Haaland një kontratë me vlerë rreth 18 milionë euro në sezon, duke e katapultuar atë në krye të skuadrës për sa i përket pagave.
/GazetaBlic Sport/


