Brazili ka siguruar fitore të rëndësishme në orët e para të mëngjesit të kohës sonë lokale ndaj Kolumbisë.
Kombëtarja e Brazilit ka mposhtur Kolumbinë me rezultat minimal 1-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Paqueta realizoi golin e vetëm në këtë takim në minutën e 71’të pas asistimit të Neymar.
Brazili tani ka siguruar kualifikimin në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, brazilianët pozicionohen në vendin e parë në tabelë me 34 pikë, nëntë më shumë se përcjellësi më i afërt Argjentina që ka 25 pikë.
/GazetaBlic Sport/


