Kohëve të fundit është folur shumë për të ardhmen e Paul Pogba, mesfushorit të Manchester United i cili përfundon kontratën me ‘Djajtë e Kuq’ verën e ardhshme.
Me disa klube të mëdha evropiane të vetëdijshëme për situatën e mesfushorit francez, largimi i Pogba nga United duket se është i vendosur dhe mbetet për t’u parë se cili është destinacioni i preferuar i kampionit të botës 2018, përcjell GazetaBlic Sport.
Ish-mesfushori i Liverpool dhe Real Madrid, Steve MacManaman, beson se francezi do i rikthehej formës së tij më të mirë te ‘Los Blancos‘.
“Për Real Madridin do të ishte një lëvizje e lehtë: nënshkrimi i Pogba me kosto zero nuk përbën shumë rreziqe. Manchester United mund të mos i gëzojë të gjitha pikat e forta. Duhet theksuar se te Real Madridi është Modric, i cili është 36 vjeç; Kroos, i cili tashmë është rreth të tridhjetave; dhe Casemiro, i cili mbush 30 vjeç në shkurt. Nëse ata transferojnë Mbappen ose Haaland bashkë me të, ai mund të kthehet në një yll”, tha ai.
/GazetaBlic Sport/


