Karl-Heinz Rummenigge, ish-menaxheri i përgjithshëm i Bayernit, argumentoi se ndoshta Juventusi tani po pendohet që ka negociuar largimin e Cristiano Ronaldos te Manchester United.
Skuadra nga Torino është e teta në Serie A dhe është në vështirësi për të shënuar gola, shkruan GazetaBlic Sport.
“E njëjta gjë që ndodhi me Real Madridin kur Ronaldo u shit në 2018. Ata mendonin se po shpëtonin nga një barrë ekonomike, por Ronaldo vazhdon të shënojë vazhdimisht. Ai po e dëshmon këtë në Manchester United dhe Atalanta e di këtë (golashënuesi portugez shënoi së fundmi kundër italianëve në Champions).
“Një herë e vizitova qendrën stërvitore të Juventusit dhe mbeta i impresionuar nga muskujt e tij. Ka trupin e një 22-vjeçari. Ai po përgatite gjestin që bën për të festuar një gol dhe ne filluam të qeshnim. Unë i thashë: “Çfarë po bën?” Dhe ai u përgjigj: “Si do të festoj kur të shënoj golin e radhës”.
Ndoshta Ronaldo nuk e ndjeu dashurinë e tifozëve dhe klubit. Duhej gjetur një zgjidhje ekonomike. Në fund, Juventus dhe Ronaldo ishin të lumtur që shkonin në rrugë të ndara”, tha ai.
/GazetaBlic Sport/


