Lajm i mirë për Lionel Scalonin dhe Argjentinën.
Lionel Messi në fakt ka zhvilluar për herë të parë të gjithë seancën stërvitore së bashku me shokët e tij dhe për këtë arsye prezenca e tij në ndeshjen shumë të rëndësishme ndaj Uruguait bëhet gjithnjë e më e mundshme, përcjell GazetaBlic Sport.
Messi do të dalë rregullisht në fushë pavarësisht se nuk ka luajtur ndeshjet e fundit me klubin francez.
Mediumi argjentinas, Ole raporton se Messi do të luajë ndaj Uruguait nga minuta e parë në fushë.
/GazetaBlic Sport


