Lajme

Ish ministri i Shëndetësisë: Qeveria vazhdon ofendimin me lëmoshë ndaj mantelbardhëve

11/10/2021 13:23
nga:N M

Ish ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka reaguar pasi që Qeveria e Kosovës ka ndarë 10 për qind shtesë për mjekët në vend, raporton Gazeta Blic.

Zemaj ka thënë se me këtë veprim Qeveria Kurti po i ofendon stafin shëndetësor duke iu ofruar atyre lëmoshë.

Reagimi i plotë:

Dinjiteti i mantelbardhëve – heronjve tanë, as nuk shitet e as nuk blihet.
Qeveria vazhdon ofendimin me lëmoshë ndaj mantelbardhëve, respektivisht heronjve të kohës, të cilët me vetëmohim po vazhdojnë luftën me armikun global Covid-19.
Pra, kjo qeveri e dëshmoi edhe një herë mungesën e dijes dhe vullnetit për përkrahje të merituar të stafit shëndetësor në vend, duke vazhduar ofendimin me lëmosh të caktuar në emër të shtesës prej 10 për qind.

UBO me sondazh për Malishevën: Ekrem Kastrati fiton me 54.3% kundrejt Isni Kilajt me 45.7%