Sporti

Kontrata e re, Insigne ka një kusht të madh për drejtuesit e Napolit

11/09/2021 22:14
nga:Mergim Rreci

Lorenzo Insigne do t’i kërkojë presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis, garanci për investime dhe ambicie dhe jo thjesht një pagë më të lartë nëse do të nënshkruajë një kontratë të re.

Kapiteni dhe heroi i vendlindjes do të jetë një agjent i lirë në qershor 2022, pasi kontrata e tij aktuale shkon vetëm deri në fund të sezonit, transmeton GazetaBlic Sport.

Negociatat për një marrëveshje të re kanë hasur vazhdimisht në probleme dhe janë shtyrë gjithashtu nga klubi.

Sipas Sky Sport Italia, Insigne është duke përgatitur listën e tij të kërkesave pas një propozimi fillestar.

Çështja nuk ka të bëjë vetëm me pagën e tij, por Insigne kërkon garanci se Napoli do të jetë ambicioz dhe konkurrues në të ardhmen.

Ai thuhet se po reflekton mbi ofertën dhe po përgatitet të kërkojë përforcime në skuadër, me premtime të mëtejshme në vazhdim.

Insigne dëshiron ta përkushtojë të ardhmen e tij te Napoli vetëm nëse mund të garantojë se klubi do të synojë më lart se sezonet e fundit.

/GazetaBlic Sport/