Kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj, i ftuar në Intervistëne Javës në “Gazeta Blic” tha se Qeveria duhet të ulet dhe të punojë për ‘Ligjin e Pagave’
Jasharaj theksoi se nëse ky Ligj shkon në Parlament pa konsultim me ta, do të ketë tensione dhe do të ndërmerren veprime sindikale.
“Problemi kyq për SBASHK-un dhe shëndëtesinë por edhe për doganat dhe Policinë është ‘Ligji i Pagave’. Qeveria Kurti me ministrat duhet të ulen në muajin nëntor të punojnë , dhe në muajin dhjetor më së largti ishte dashur që parlamenti ta votojë Ligjin e Pagave në mënyrë që ai të startojë nga viti i ardhshëm. Nëse e kanë seriozisht ata duhet që në buxhetin që e dërgojnë në Parlament për vitin 2022 ta vendosin edhe një linjë buxhetore për mbështetjen për Ligjin e Pagave.Kot bëhet Ligji nëse nuk bëhet mbështetje buxhetore. E keqja tjetër është se nëse Ligji dërgohet pa ne në Parlament atëherë do të krijohen tensione dhe Këshilli Drejtues do të kërkojë mbledhje të jashtëzakonshme dhe me siguri do të marrë edhe vendim për veprime sindikale. Uroj që kryeministri Kurti bashkë me ministrin eHekuran Murati mos të harrojnë se sivjet kemi filluar me një muaj vonesë dhe se çdo humbje, edhe një ditë e mësimit do të jetë goditje e rëndë në realizimin e vitit shkollor”


