Sporti

Nedim Bajrami e humbet durimin me Empolin, dëshiron largimin

11/09/2021 18:33
nga:Mergim Rreci

Nedim Bajrami ka qenë një nga figurat kryesore të Empolit në sezonin e kaluar kur skuadra ishte në Serinë B dhe u ngjit më pas në elitë. Fantazisti i kombëtares kontribuoi me asiste dhe gola për friulianët, por aktualisht nuk ka më të njëjtin rendiment.

Për këtë arsye, trajneri Andreazzoli prej një muaj e gjysmë nuk e hedh më në fushë si titullar Bajramin, të cilit në fakt kjo situatë nuk i shkon aspak për shtat. Andaj, në mediet italiane gjithnjë e më shumë këmbëngulet se në rast se asgjë nuk ndryshon, atëherë 22-vjeçari do të kërkojë të largohet që në merkaton e janarit.

Vlera e shqiptarit në merkato shkon deri në 12 milionë euro, ndërsa pavarësisht faktit se ka humbur statusin e titullarit, sërish për të ka interes nga disa klube të Serisë A të cilat e shohin të vlefshëm për organikën e tyre. Kujtojmë se aktualisht, Bajrami është i grumbulluar me Shqipërinë në kuadër të dy përballjeve kualifikuese për Katar 2022, atë ndaj Anglisë më datë 12 nëntor dhe atë ndaj Andorrës më datë 15 nëntor.