Sporti

Casemiro: Një ditë do t’u them nipërve të mi se kam luajtur me Modric

11/09/2021 15:48
nga:Lorik J

Futbollisti i Real Madridit, Casemiro ka vlerësuar Luka Modricin dhe Toni Kroos si lojtarë të jashtëzakonshëm.

Ai thotë se bashkë me Modricin dhe Kroos kanë krijuar një treshe në mesfushë me të cilën kanë pushtuar botën, përcjell GazetaBlic Sport.

“Është një privilegj të luaj për kaq shumë vite për klubin më të madh në botë dhe më duket pak joreale që kam arritur gjithçka. Të luash me Modric dhe Kroos është privilegj. Do të jem në gjendje t’u them nipërve të mi se kam luajtur me dy lojtarë të jashtëzakonshëm, dy ikona të futbollit, “tha Casemiro për ESPN.

“Jam i nderuar që konsiderohem një nga më të mirët dhe luaj me më të mirët”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport