Lajme

Vrasja në Gjilan, arrestohet edhe personi i pestë si i dyshuar

11/09/2021 13:39
nga:N M

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik, se me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve edhe i dyshuari i pestë, me incialet R.I., për shkak të dyshimit se ka qenë i përfshirë në vrasjen, e cila ka ndodhur më 08 Nëntor 2021, në Gjilan, në të cilën me armë zjarri është privuar nga jeta tani i ndjeri E.R, raporton Gazeta Blic.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga prokuroria e Gjilanit.

Sipas tyre prokuroria Themelore në Gjilan, ndaj të dyshuarit R.I., ka lëshuar aktvendim mbi ndalim për veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’ të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ndaj tij do të vazhdojë me procedurat e tjera hetimore.

Vrasja e rëndë në Gjilan – ndalohen katër të dyshuar, një mbetet në arrati