Sporti

Gerrard mund të rikthehet në Premierligë si trajner

11/08/2021 16:39
nga:E K

Dean Smith u shkarkua nga Aston Villa pas humbjes 1-0 ndaj Southampton.

Kjo ishte humbja e tyre e pestë radhazi në Premier League që i lë ata në vendin e 16-të në tabelë, shkruan GazetaBlic Sport.

Villa pritet të flasë me të paktën pesë ose gjashtë trajnerë, për të gjetur zëvendësimin e duhur të Smith.

Në listën e dëshirave të klubit anglez, Aston Villa janë ish kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard dhe përzgjedhësi i Belgjikës Roberto Martinez. Të dy Gerrard dhe Martinez janë në punë, respektivisht te Rangers dhe Belgjika, dhe kështu Villa e di se do të duhet të paguajnë kompensim.

Gerrard është mik i ngushtë i CEO të Villa, Christian Purslow, që nga koha kur ky i fundit ishte drejtor menaxhues në Liverpool.

/GazetaBlic Sport/