Sporti

Lampard mund të bëhet trajneri i ri i Milot Rashicës te Norwich City

11/08/2021 16:45
nga:E K

Trajneri anglez, Frank Lampard ka nisur negociatat me Norwich Cityn për mundësinë që të bëhet trajneri i tyre i ardhshëm.

Skuadra e Milot Rashicës shkarkuan trajnerin Daniel Farke pas fitores ndaj Burnley, shkaku i rezultateve të dobëta, ku qëndrojnë në fundin e tabelës..

Me disa emra që janë të lidhur me stolin e Norwichit, Lampard shihet si favoriti, ngase është edhe i interesuar për t’u rikthyer në punën e trajneri.

Sipas Football Insider, bisedimet mes klubit dhe teknikut anglez kanë nisur, derisa mbetet të shihet nëse do arrihet marrëveshja.

Ndërkohë, objektivi kryesor i Norwichit mbetet qëndrimi në Premierligë.