Ka ndërruar jetë njëri nga afaristët më të njohur të komunës së Vushtrrisë, Ahmet Zariqi.
Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga kryetari i kësaj komunë Xhafer Tahiri, i cili u pa shprehur ngushëllime familjarëve përmes një postimi në Facebook.
Tutje ai ka shtuar se i ndjeri ishte një punëtor e humanist i madh.
Postimi i plotë i Tahirit:
Telegram Ngushëllime nderuara familje Zariqi,
Me dhimbje pranuam lajmin për shkuarjen në amshim të z. Ahmet Zariqi, njeri besim drejtë, punëtor e humanist i madh.
Një nga afaristët më të njohur jo vetēm në Vushtrri por në trojet tona, Ahmet Zariqi, ishte edhe abeja ynë, i dashur për të gjithë. Vizioni i tij për zhvillim e përparim të Vushtrrisë e të Kosovës ishte i jashtëzakonshëm. Mungesa e tij do të jetë e madhe.
E respektuara familje Zariqi,
Në emrin tim, të familjes time dhe të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta.
Zoti e mëshiroftë Ahmet Zariqin.
Me pikëllim
Xhafer Tahiri
Kryetar i Vushtrrisë