Barcelona ka udhëtuar të përballet me Celta Vigon, në ndeshjen e xhiros së 13-të në La Liga.
Javën e kaluar, në ndeshjen e saj të parë me trajnerin e përkohshëm Sergi Barjuan, i cili zëvendësoi Ronald Koeman, Barcelona vetëm barazoi 1-1 me Deportivo Alaves në Camp Nou, përcjell GazetaBlic Sport.
Një gol i Memphis Depay nuk mjaftoi për t’i dhënë pikët maksimale Barcelonës. Skaudra humbi Gerard Pique dhe Sergio Aguero në atë ndeshje, për shkak të lëndimeve.
Skuadra vendase nuk është në formë më të mirë se Barcelona. Celta Vigo ka fituar vetëm një herë në pesë ndeshjet e fundit.
Xavi Hernandez nuk do të jetë sot për ta udhëhequr skuadrën, pavarësisht se është zyrtarizuar si trajner i ri.
Këto janë formacionet zyrtare të ndeshjes që zhvillohet në ora 16:15.
Celta Vigo: Dituro; Galan, Araujo, Murillo, Mallo; Tapia; Nolito, Beltran, Suarez; Solari, Aspas.
Barcelona: Ter Stegen; Mingueza, Éric, Lenglet, Alba; Nico, Busquets, F. De Jong; Gavi, Memphis, Fati.
/GazetaBlic Sport/


