Sporti

Përfundojnë pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës, Ballkani dhe Drita ‘qetë’ pas 45 minutave

11/06/2021 13:49
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës së Kosovës.

Një fakt interesant është se në të trija ndeshjet rezultati është 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Ballkani dhe Drita po zhvillojnë një ndeshje shumë të rivalizuar në Suharekë, por golat nuk erdhën dot në derbi.

Gola nuk ishte as në ndeshjet Drenica – Ulpiana dhe Malisheva – Llapi.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.

/GazetaBlic Sport/