Lajme

Blerta Deliu: Mosftesa në ‘Samitin e Demokracive’ do të dëmtojë imazhin e Kosovës!

11/06/2021 13:01
nga:Y I

Deputetja e kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu, ka thënë se mosftesa për Kosovën në Samitin e Demokracive, të organizuar nga Presidenti Biden, do të dëmtojë imazhin dhe argumentin lobues për njohje, raporton Gazeta Blic.

Ajo thotë se garanca amerikane në botë, se Kosova po zhvillohet në një shtet demokratik, ka qenë argumenti më i fuqishëm i diplomacisë kosovare në kërkimin të njohje të reja.

“Mos dërgimi i ftesës në Samitin e Demokracive shpreh, në mënyrë implicite, dyshimin amerikan për orientimin politik dhe strategjik të Kosovës. Kjo konsekuencë e prodhuar nga Qeveria, për më tepër, do të ushqejë aspirimet e politikave dhe vendeve anti-perëndimore të shtrijnë ndikimin e tyre në Kosovë” shkruan Deliu në Facebook.

Reagimi i plotë:

Pëveç faktit që demonstron hapur raportin e cenuar të kësaj Qeverie me Shtetet e Bashkuara, mosftesa në Samitin e Demokracive, të organizuar nga Presidenti Biden, do të dëmtojë edhe imazhin dhe argumentin lobues për njohje. Garanca amerikane në botë, se Kosova po zhvillohet në një shtet demokratik, ka qenë argumenti më i fuqishëm i diplomacisë kosovare në kërkimin të njohje të reja. Mos dërgimi i ftesës në

Samitin e Demokracive shpreh, në mënyrë implicite, dyshimin amerikan për orientimin politik dhe strategjik të Kosovës. Kjo konsekuencë e prodhuar nga Qeveria, për më tepër, do të ushqejë aspirimet e politikave dhe vendeve anti-perëndimore të shtrijnë ndikimin e tyre në Kosovë.

Kujtojmë se në dy Qeveritë Kurti, nga dy administratat, SHBA në mënyrë të drejtpërdrejtë ka sanksionuar Kosovën. Në Qeverinë “Kurti1” me bllokimin e fondeve të MCC-së dhe tani me mosftesën në Samitin e aleatëve amerikan.

“Si është e mundur që SHBA-të na shohin, si pjesë e një klubi autokratësh, bashkë me Vuçiqin, Dodikun, Lukashenkon dhe Erdoganin”