Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, ka komentuar mungesën e ftesës nga SHBA-të për Kosovën për të marrë pjesë në Samitin e Demokracisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Gazeta Blic.
Maliqi thotë se Kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani duhet të sqarojnë se përse në njërën prej nismave kryesore të SHBA për t’iu kundërvënë kërcënimit prej regjimeve autoritare si Kina dhe Rusisa, aleati ynë kryesor nuk e fton Kosovën.
“Si është e mundur që SHBA-të na shohin në Evropë si pjesë e një klubi joprestigjioz autokratësh anti-perëndimorë bashkë me Vuçiqin, Dodikun, Lukashenkon, Orbanin dhe Erdoganin” pyet Maliqi në shkrimin e tij.
Ai tutje thotë se ky vendim nuk ka qenë i lehtë për SHBA-të, t’ia bëjnë këtë gjë vendit që e kanë krijuar vetë.
Reagimi i plotë:


