Prania e Edinson Cavanit në derbin e së shtunës kundër Manchester Cityt nuk është e sigurtë.
Sipas shtypit uruguajan, sulmuesi i United ka pësuar një dëmtim gjatë ndeshjes kundër Tottenhamit, përcjell GazetaBlic Sport.
Ole Gunnar Solskjaer, nuk ka në dispozicion të dëmtuarin Raphael Varane dhe të suspenduarin Paul Pogba.
Prezenca e Cavanit kundër Cityt do të jetë në pikëpyetje. Derbi i Manchesterit zhvillohet nesër (e shtunë) me fillim nga ora 13:30.
/GazetaBlic Sport/


