Kun Aguero tashmë është duke u rikuperuar, pas shqetësimit të ndjerë gjatë ndeshjes kundër Alavés, të shtunën e kaluar.
Sulmuesi argjentinas, i cili do të përballet me të paktën tre muaj mungesë, është rishfaqur këtë të enjte në qendrën stërvitore të Barcelonës dhe ka shfrytëzuar rastin për të transmetuar një video-mesazh, përcjell GazetaBlic Sport.
Duke falënderuar gjithë mbështetjen që ka marrë, lojtari 33-vjeçar nuk ka munguar të përmend edhe periudhën e rikuperimit. “Le të presim pak për të marrë lajme”, tha ai.
? ¡Culés @aguerosergiokun tiene un mensaje para vosotros! ?❤️pic.twitter.com/xmCtQejhVz
— MARCA (@marca) November 4, 2021


