Real Madridi do të kërkojë fiotren ndaj Shakhtar Donetsk, kur ata të mirëpresin skuadrën ukrainase në “Santiago Bernabeu” për një tjetër betejë të Ligës së Kampionëve të mërkurën mbrëma.
Madrilienët triumfuan me rezultat 0 me 5 në ndeshjen e parë, shkruan GazetaBlic Sport.
Në kryeqytetin spanjoll pritet një përballje argëtuese me shumë gola gola, pasi janë shënuar 23 gola në pesë takimet e mëparshme mes këtyre dy skuadrave me një mesatare prej 4.6 gola për lojë.
Pas një barazimi zhgënjyes pa gola në shtëpi kundër Osasunas të mërkurën e kaluar, Real Madridi u rikthye në rrugët e fitoreve me një fitore 2-1 si mysafir kundër Elche të shtunën.
Këto pritet të jenë formacionet e dy skuadrave.
Real Madrid: Courtois; Vazquez, Militao, Alaba, Marcelo; Kroos, Casemiro, Modric; Hazard, Benzema, Vinicius Jr.
Shakhtar Donetsk: Trubin, Dodo, Kyvtsov, Marlon, Ismaily; Maycon, Stepanenko, Antonio; Tete, Fernando, Solomon.
/GazetaBlic Sport/


