Skuadra e Atalantas ka barazuar me Manchester United në Bergamo në stadiumin “Gewiss”.
Pjesa e parë e takimit përfundoi me rezultatin 1:1, me Ilicic që realizoi golin e parë – por Ronaldo barazoi shifrat në minutat e fundit. Në 45 minutat finale, Atalanta shtoi presionin dhe gjeti golin e avantazit me super sulmuesin, Duvan Zapata. Krejt në fund të sfidës (92′), Ronaldo shënoi një eurogol për të barazuar rezultatin dhe për t’ia fituar një pikë skuadrës së tij, shkruan GazetaBlic Sport.
Në Itali, Juventus ka fituar ndaj Zenitit me rezultatin e thellë 4-2.
Pjesa e parë e këtij dueli përfundoi me rezultatin 1-1, me golin e Dybalas dhe autogolin e Bonuccit. Në pjesën e dytë, Juventusi vulosi fitoren me golat e Dybala, Chiesa dhe Moratas.
Juve ka 12 pikë dhe ka siguruar kalimin tutje në fazën e eliminimit të Ligës së Kampionëve.
Një skuadër tjetër që ka siguruar kalimin tutje është ehe Bayern Munich, që ka fituar ndaj Benficas me rezultatin 5:2. Lewandowski shënoi hat-trick, teksa në listën e realizatorëve ishin edhe Gnabry dhe Sane. Për Benfican shënuan, Morato dhe Nunez.
Barça poashtu ka arritur fitore me rëndësi ndaj Dynamo Kiev, ku fitoi me rezultatin minimal 1:0, me golin e vetëm që u shënua nga Ansu Fati.
/GazetaBlic Sport


