Lajme

PDK-ja nuk e fiton shumicën në Asamblenë e Drenasit

11/02/2021 18:54
nga:Q R

Partia Demokratike e Kosovës ka humbur shumicën në Kuvendin e Komunës së Drenasit.

Gazeta Blic ka mësuar nga burime të afërta me procesin zgjedhor se nga 31 ulëse që i ka kjo Asamble, PDK-ja do t’i ketë vetëm 14 asambleistë.

Iniciativa Qytetare “Demokratët për Drenasin” do të përfaqësohet fuqishëm në Asamble, me 8 anëtarë. Kandidati i DD-së, Driton Ajazi, është kandidat për kryetar komune nga kjo iniciativë dhe do të ballafaqohet me Ramiz Lladrovcin, më 14 nëntor.

Edhe subjekti i Albin Kurtit, Vetëvendosja, do të përfaqëdohet në asamble me më shumë se dyfishin e anëtarëve në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017. Pesë asambleistë do do të zënë vendet në Kuvendin e Komunës së Drenasit.

Subjekti i ri politik i themeluar nga Xhavit Drenori ka arritur që të fitojë dy ulëse, kurse AAK dhe LDK vetëm nga një.

Dosja e prokurorisë: Si e kreu Labinot Gruda transferimin e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit