Lajme

“Mos e rrih, kjo është nusja jote”, babai e shet vajzën e vogël te një 55-vjeçar

11/02/2021 18:26
nga:Q R

Një baba afgan, i cili u detyrua që të shiste vajzën e tij 9-vjeçare te një burrë 55-vjeçar, ju lut blerësit që të mos e rrihte.

Sipas CNN, Abdul Malik po qante kur shiti fëmijën te burri dhe i tha këto fjalë: “Kjo është nusja jote. Të lutem, kujdesu për të. Të lutem, mos e rrih”.

Familja e vajzës shprehet se nuk kishte zgjidhje tjetër, pasi nuk kanë të ardhura për të blerë ushqime.

Ndërkohë që CNN raporton se një familje tjetër do të shesë ditët e ardhshme vajzat 9 dhe 4-vjeçare për të mbijetuar në Afganistanin që ka hyrë në një krizë të rëndë humanitare.