Sporti

Xavi Hernandez arrin marrëveshje me Barcelonën

11/02/2021 16:53
nga:Lorik J

Ka marrëveshje totale mes Xavi dhe Barçës.

Ai do të marrë një pagë më të ulët në Barça sesa në Al Sadd, raporton Mundo Derportivo, përcjell GazetaBlic Sport.

Aktualisht mbetet vetëm që të dy klubet të mbyllin operacionin dhe për këtë Rafa Yuste dhe Mateu Alemany do të udhëtojnë për në Doha pas ndeshjes në Kiev.

Synohet që Xavi pritet të prezantohet në Camp Nou të dielën ose të hënën.

Kjo do të thotë se trajneri i përkohshëm Sergi Barjuan, i cili mori detyrën nga i shkarkuari Ronald Koeman javën e kaluar, do të jetë gjithashtu në stolin katalanas gjatë ndeshjes së vështirë jashtë fushe në Celta de Vigo.

/GazetaBlic Sport