Sporti

Mourinho theu rregullat e koronavirusit para ndeshjes me Milanin

11/02/2021 11:26
nga:Mergim Rreci

Gazeta Il Corriere della Sera raporton se José Mourinho theu rregullat e COVID përpara Roma-Milanit duke hyrë në dhomën e zhveshjes pa pritur për kontrolle në skuadrën e kuqezinjve.

Të dielën, romakët pësuan një humbje 2-1 kundër Milanit, me Mourinhon që dukej nervoz para, gjatë dhe pas ndeshjes, përcjell GazetaBlic Sport.

Special One thuhet se ka thyer rregullat e COVID përpara fillimit dhe Policia lokale e raportoi atë tek drejtuesit.

Sipas rregulloreve aktuale në Serinë A, skuadrat duhet të hyjnë në stadium dhe në fushë në dy momente të ndryshme, në mënyrë që të mos kenë kontakt me njëra-tjetrën.

Megjithatë, Mourinho urdhëroi shoferin e Romës që të hapte autobusin dhe ta linte të largohej ndërsa lojtarët e Milanit po kalonin kontrollet e zakonshme.

Mourinho hyri në dhomat e zhveshjes me mjekun , pavarësisht se policia dhe stafi i stadiumit e paralajmëruan atë të priste jashtë.

Policia u ankua për sjelljen e Mourinh0 me Romën, por klubi nuk mori masa ndaj trajnerit të tyre. Pak orë më vonë, Mourinho do të humbiste ndeshjen e parë në shtëpi në Serie A në karrierën e tij.

/GazteaBlic Sport/