Sporti

Bruno Fernandes: Cavani dhe Ronaldo kanë cilësi të shkëlqyera, por nuk janë vetëm ata tek Manchester United

11/01/2021 21:55
nga:Lorik J

Mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes ka folur në konferencën për shtyp për të analizuar ndeshjen e nesërme ndaj Atalantës.

Fernandes tha se ‘Djajtë e Kuq’ kanë cilësi dhe mund të avancojnë tutje në Ligën e Kampionëve, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ne kemi shumë cilësi në grup, nuk janë vetëm Cavani dhe Ronaldo, të cilët ende shënojnë dhe janë shumë të fortë”, tha fillimisht Bruno në konferencë.

“Me cilësitë që kemi është e lehtë të luajmë pas sulmuesve, unë jam i lumtur që mund të luaj me shokët e mi. Nuk ka rëndësi kush luan në front, unë jam atje për t’i ndihmuar ata të shënojnë”, përfundoi Bruno.

/GazetaBlic Sport