Sporti

Jep dorëheqje kryetari i tifogrupit “Vreshtarët”

11/01/2021 21:21
nga:Lorik J

Pas pesë vitesh angazhim të madh në organizimin e tifozerisë në Rahovec, Hasan Vuçiterna ka vendosur të japë dorëheqje nga kryetari i tifogrupit “Vreshtarët”.

Vuçitërna ishte njeriu i cili ngjalli qytetin e Rahovecit dhe riktheu ata në Palestra e stadiume, por pas pesë vitesh, tani ai ka vendosur që të largohet nga posti i kryetarit të tifozerisë nga Rahoveci, shkruan GazetaBlic Sport.

Këtë periudhë të tij si kryetar të ‘Vreshtarëve’, Vuçiterna e konsideron si emocionuese dhe me momente të mira, teksa falënderoi shumë persona që i qëndruan gjithmonë pas.

Ja postimi i tij ku kumtoi largimin nga “Vreshtarët”:

“DORËHEQJE – FALEMNDERIM
Njoftoj opinionin sportdashës të qytetit të Rahovecit, klubet dhe qytetarët në pergjithësi, se nga ky moment e tutje jap doreheqje nga posti i kryetarit të tifogrupit Ultras Vreshtaret, për të qenë gjithmonë pjesë e tij.
Arsyet; angazhimi në punë personale dhe pamundësia e dhënies së kontributit në shkallë maksimale.
Këto ditë tifogrupi i mbush plot 5 vite nga rithemelimi ku qellimi ynë ne këto 5 vite ka qenë krijimi i mentalitetit të një tifozi ultras në përkrahjen e klubeve dhe promovimin e sportit.
Kjo epokë perfundoj me emocione e momente të mira, koha eshte per një të ardhme stabile, me energji dhe ndryshime.
Shfrytëzoj rastin të falenderoj shokt që nga fillimi kan qene pas meje, bordin, anëtart e grupit , drejtorët e DKRS-së ,klubet, kapitenët e ekipeve, lojtarët , zyrtarët komual dhe shtetëror, sponzorët dhe të gjithë ata qe në këto vite kanë dhënë kontribut në tifogrup”, shkruan Hasan Vuçiterna.

/GazetaBlic Sport