Skuadra e Malmos e mirëpret nesër Chelsean në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.
Për ndeshjen në Suedi, trajneri gjerman, Thomas Tuchel në konferencën për shtyp tregoi se cilët lojtarë nuk do të jenë të gatshëm, përcjell GazetaBlic Sport.
“Katër lojtarë nuk janë gati: Werner, Lukaku dhe Kovacic janë të dëmtuar, ndërsa Mount nuk po ndihet mirë. Për të shmangur çdo spekulim, nuk ka të bëjë me Covid-19. Doli negativ. Kjo është një sëmundje shumë normale sezonale dhe ai nuk ndihet mjaft mirë për të stërvitur apo luajtur nesër. Por ka një lajm të mirë: Pulisic do të jetë gati”, tha Tuchel.
Ndeshja mes Malmos dhe Chelseat luhet nga ora 18:45.
/GazetaBlic Sport


