Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje garojnë në balotazh për zgjedhjet komunale në Podujevë. Gjatë ditës së djeshme, aktivisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Erblin Bujaku ka pretenduar se dy nëndegë të VV-së kanë dalë në përkrahje të kandidatit të LDK-së për kryetar komune, Ekrem Hysenit, por këtë po e mohojnë nga partia e Kurtit.
Në postimin e Bujakut të LDK-së thuhet se dega e Lluzhanit dhe veprimtarë të VV-së në Sallabajë kanë kaluar në mbështetje të Ekrem Hysenit.
“Duke e pare qe po marr mesazhe te shumta,desha te konfirmoj ate qe postova me pare. Dega e Lluzhanit dhe veprimtare te Vv ne Sallabaje,sot kaluan ne mbeshtetje te Ekrem Hyseni ne garen per Kryetar te Podujeves. LDK eshte nje shtepi e madhe,e qe ka vend per te gjithe ne te. Ne po rritemi e po shtohemi cdo dite,e qe iu ftoje qe te na bashkangjiteni sa me shume. Fitorja e LDK-se ne Podujeve tashme po ndodh dhe qe vulen e fitores do e marrim me daten 14 Nentor. Faleminderit per mirepritjen tuaj Blerim Mustafa,Besnik Mustafa, Enver Bici, Nexhat Bunjaku , Sadri Bunjaku, Qazim Bici e shume te tjere.”, thotë ai.
Në anën tjetër, Bujakut të LDK-së i ka reaguar Bujaku i VV-së. Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Sefer Bujaku ka thënë se këto pretendime nuk janë të vërteta.
Ai ka thënë se dega e Lluzhanit është e organizuar dhe e kompletuar, ndërsa në fotografitë të cilat i ka paraqitur si dëshmi Erblin Dujaku thuhet se është vetëm një anëtar i VV-së.
“Kto postime te ldk.së te pa verteta e shum te ulta për nivelin se deri ku kan ra po merren me shpifje e me te pavërteta se dega ne lluzhan eshte shum e organizuar edhe e kompletuar ne ket foto është vetem një anëtar i thjeshtë i vv.së i mashtruar nga kta njerzë po sa i përket deges në lluzhan kjo është vetëm një shpifje qe ska te baj asgja me vetëvendosja ne Lluzhan është shumë e perkushtuar ti kryerje të detyrave të veta”, thuhet në këtë postim.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish-drejtori në komunën e Podujevës, aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Pajtim Balaj përmes një postimi në Facebook tek thotë se nuk ka ndodhur kalime nga VV në LDK.