Sporti

Mancini: “Arbitrat mund të bëjnë gabime, por për mua kjo është qesharake”

10/31/2021 23:46
nga:Lorik J

Gianluca Mancini, mbrojtësi i Romës, në intervistën për DAZN pas humbjes nga Milani ka shtuar polemikat mbi vendimet e arbitrit Maresca.

Milani fitoi ndaj Romës me rezultatin 1:2, në një ndeshje ku fundi ishte i mbushur me polemika, ku vendasit kërkuan penallti në ndërhyrjen e Kjaer tek Pellegrini, përcjell GazetaBlic Sport.

“Nuk dua të mos respektoj askënd, gjyqtarët mund të bëjnë gabime, për mua është qesharake. Sidomos duke parë goditjen që mori Pellegrini”, tha fillimisht ai.

“Tek rasti i Pellegrinit nuk mund të them asgjë më shumë, Kjaer nuk prek topin, por vetëm këmbën e godit. Më duket tallje”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport