Sporti

Koulibaly nuk mendon për kartonin e kuq: “Ne fituam dhe kjo është gjëja e rëndësishme”

10/31/2021 23:14
nga:Lorik J

U ndëshkua në fund të derbit ndaj Salernitanës, por Kalidou Koulibaly, megjithatë komenton me gëzim në rrjetet sociale fitoren minimale të arritur sot nga ekipi i tij, Napoli.

Skuadra e Spallettit ka fituar me rezultatin 0:1, me golin e Zielinskit, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, Koulibaly ka theksuar se me rëndësi është fitorja, asgjë tjetër.

“Tre pikë dhe zero gola të pësuar. Derbi i vërtetë. Ne fituam dhe kjo është gjëja e rëndësishme. Vazhdoni kështu”, shkroi Koulibaly.

/GazetaBlic Sport