Sporti

Milani fiton edhe ndaj Romës, Ibrahimovic i pandalshëm

10/31/2021 22:47
nga:Lorik J

Skuadra e Milanit ka fituar derbin ndaj Romës me rezultatin 1-2.

Milan rrëmbeu një fitore të vështirë ndaj Romës në ‘Olimpico’ duke rrëmbyer tre pikë të mëdha, shkruan GazetaBlic Sport.

Zlatan Ibrahimovic ishte protagonisti kryesor i ndeshjes, pasi shënoi golin e parë pas 25 minutave dhe fitoi penalltinë në pjesën e dytë. Kessie shënoi nga penalltia pas 57 minutave lojë p♪7r ta dyfishuar rezultatin.

Dhjetë minuta më vonë, Theo Hernandez i Milanit u ndëshkua me të kuq, për ta ndezur takimin.

Roma tentoi deri në fund, por nuk ia doli të marrë ndonjë pikë. Goli i vetëm që Roma shënoi erdhi në minutën e 93’të – kur El Shaarawy gjeti rrjetën.

Milani tani ka 31 pikë në vendin e dytë, po aq sa Napoli që prin, teksa Roma ka 19 pikë në vendin e katërt.

/GazetaBlic Sport