Sporti

Isufi: Ulpiana pati kontrollin e ndeshjes, nuk patëm qetësi para portës

10/31/2021 15:09
nga:E K

Ballkani është befasuar sot përballë Ulpianës.

Ndeshja u përmbyllë me rezultat 2-1 në të mirë të Ulpianës, shkruan GazetaBlic Sport.

Goli i parë në këtë takim erdhi si autogol i anëtarit të Ulpianës, Ardi Shala në minutën e 47’të të takimit.

Për të barazuar shifrat u përkujdes, Conceicao i cili shënoi në minutën e 69’të të takimit.

Krejt në fund në minutën e 92’të Ardi Shala përmirësoi gabimin e tij dhe shënoi golin e fitores për Ulpianën.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi, i cili tha se Ulpiana ishte më e mirë në pjesën e dytë dhe kontrolluan lojën.

“Patëm rënie në lojë, nuk patëm qetësi para portës, pjesa e dytë filloi mirë, por nuk di, Ulpiana morri kontrollin e ndeshjes dhe ne nuk arritëm asnjëherë të kontrollonim lojën”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/