Sporti

Barcelona pa gola me Alaves pas pjesës së parë

10/30/2021 21:53
nga:E K

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë mes Barcelonës dhe Deportivo Alavesit, ndeshje e zhvilluar në kuadër të xhiros së 12-të në La Liga.

Barcelona ishte dukshëm më e mirë në mbajtjen e topit gjatë këtyre 45 minutave të parë, megjithatë nuk kishte ndonjë rast të mirë shënimi.

Tek ‘Blaugrana’ lajm i keq është lëndimi i Sergio Agueros i cili u desh të largohej në minutën e 41-të shkaku i lëndimit, për t’u zëvendësuar nga Philippe Coutinho.

Kujtojmë që tek Barcelona janë duke munguar disa lojtarë kyç si Pedri, Fati, De Jong , Araujo, Sergi Roberto, Braithwaite e Dembele.