Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, së bashku me kandidatin për kryetar të kësaj komune nga PDK-ja, Ferit Idrizin, ka qëndruar sot në Vushtrri ku është takuar me asambleistë të Partisë Demokratike të cilët i ka uruar për suksesin e arritur në zgejdhje, raporton Gazeta Blic.
Në një postim në Facebook, Krasniqi thotë se tutje kanë takuar kryetarët e nëndegëve të PDK-së në Vushtrri, ku pa një entuziazëm edhe më të madh për mobilizim drejt fitores së madhe më 14 nëntor.
“Me rikthimin e Partisë Demokratike të Kosovës në Vushtrri do të rikthehet edhe perspektiva për të gjithë qytetarët e kësaj komune, pa dallime partiake, të cilët duan një qeverisje zhvillimore, transformuese, transparente dhe gjithëpërfshirëse. Zotimet e kryetarit Ferit Idrizi për të bashkëqeverisur me qytetarët, për të krijuar vende pune për gratë dhe të rinjtë në veçanti, për ta ndalur korrupsionin në Vushtrri, do të jetësohen në katër vitet e ardhshme.”, shkruan Krasniqi.
Postimi i plotë:
Në Vushtrri, me kryetarin në ardhje të kësaj komune, Ferit Idrizin, takuam asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët i urova për suksesin e arritur në këto Zgjedhje Lokale dhe me ta diskutuam për angazhimin e mëtejmë për zhvillimin dhe transformimin e Vushtrrisë, pas katër vitesh ngecje dhe degradim në këtë qytet, si pasojë e keqqeverisjes.
Tutje, takuam kryetarët e nëndegëve të PDK-së në Vushtrri, ku pashë një entuziazëm edhe më të madh për mobilizim drejt fitores së madhe më 14 nëntor.
Me rikthimin e Partisë Demokratike të Kosovës në Vushtrri do të rikthehet edhe perspektiva për të gjithë qytetarët e kësaj komune, pa dallime partiake, të cilët duan një qeverisje zhvillimore, transformuese, transparente dhe gjithëpërfshirëse. Zotimet e kryetarit Ferit Idrizi për të bashkëqeverisur me qytetarët, për të krijuar vende pune për gratë dhe të rinjtë në veçanti, për ta ndalur korrupsionin në Vushtrri, do të jetësohen në katër vitet e ardhshme.


