Superliga e Kosovës vazhdon sot me ndeshjet e xhiros së 12-të.
Në program janë tri ndeshje shumë interesante, shkruan GazetaBlic Sport.
Në fushë do të zbresin dy skuadra nga Anamorava, Drita dhe Gjilani, që do të përballen me Malishevën, respektivisht Dukagjinin.
Gjilani do ta ketë një test shumë të vështirë ndaj Duakgjinit në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, me të dy skuadrat që kërkojnë rezultatin pozitiv.
Ja formacionet zyrtare të kësaj ndeshje.
Dukagjini: Haxhihamza, Basri, Shala, Kuçi, Elezaj, Ahmeti, Januzi, Da Sillva, Dallku, Shabani, Jashanica.
Gjilani: Koliçi, Progni, Halili, Gomes, Torassa, Sorsa, Krasniqi, Musolli, Prekazi, Shkodra, Hoxha.
/GazetaBlic Sport/


