Sporti

Lyon – Lens, Xherdan Shaqiri shihet si titullar nga mediat franceze

10/30/2021 10:14
nga:Mergim Rreci

Lyoni do të përballet sonte me skuadrën e Lens në Ligue 1.

Nikoqirët janë përmirësuar kohët e fundit, por hynë në lojë pas një humbjeje, ndërsa vizitorët po vazhdojnë me formën e tyre të mirë në këtë edicion, duke qenë të dytët në tabelë, përcjell GazetaBlic Sport.

Forma e Lyonit ka munguar deri më tani këtë edicion. Ata e filluan sezonin ngadalë me vetëm dy pikë nga tre ndeshjet e tyre të para, por që loja e skuadrës është përmirësuar nga ndeshja në ndeshje.

Xherdan Shaqiri pritet të jetë titullar në këtë takim i cili fillon nga ora 21:00.

Ja formacionet e mundshme.
Lyon: Lopes; Dubois, Boateng, Denayer, Emerson; Caqueret, Guimaraes; Shaqiri, Paqueta, Aouar; Ekambi.

Leca; Gradit, Danso, Medina; Clauss, Doucoure, Fofana, Frankowski; Said; Kalimuendo, Sotoca.

/GazetaBlic Sport/