Sporti

Juniorët e Lirisë synojnë rikthimin në Superligë, Kapra: Jam shumë i kënaqur me ekipin, Çollaku ka të ardhme të ndritur

10/29/2021 17:42
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Lirisë U19 duket se po ritkthehet atje ku  e ka vendin. 

Juniorët e kësaj skuadre garojnë momentalisht në Ligën e Parë, por tashmë janë rrugës së mirë për rikthim në Superligën e kësaj grupmoshe.

Të udhëhequrit e trajnerit Skender Kapra, momentalisht janë në vendin e katërt me 18 pikë të arkëtuara, duke arrritur 5 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje nga 9 ndeshje.

Në një prononcim për GazetaBlic Sport, trajneri Kapra tha se po bëhet një punë e mirë tek kjo skuadër dhe se synohet inkuadrimin në Superligën e kësaj grupmoshe.

Kemi punuar shumë mirë dhe po kemi rezultate në këtë edicion. Djelmoshat janë fantastikë dhe lirisht mund të them që rezultatete po vijnë në saje të punës së tyre të madhe si në stërvitje ashtu edhe në lojë. Personalisht jam shumë i kënaqur dhe e shoh një skuadër shumë përspektive, objektivi ynë është i qartë, duam inkuadrimin në Superligën e juniorëve”, tha fillimisht Kapra.

Më pas ai foli edhe për talentin e madh të kësaj skuadre, Redon Qollakun, ku tha se ka një të ardhme të ndritur.

Redoni kishte më pak hapësira vitin e kaluar për shkak të konkurrencës, por këtë vit është një nga lojtarët më stabil. Ai luan në mbrojtje dhe po jep sinjale shumë të mira. Jam shumë i kënaqur me formën e tij të qëndrueshme dhe çdo ditë e më shumë po tregon cilësi. Është një djalë me karakter të fortë dhe më disiplinë, jam i bindur se do të ketë rezultate shumë të mira në të ardhmen“, përfundoi trajneri Kapra.

/GazetaBlic Sport/