Lajme

Ilir Ferati: Faleminderit nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme

10/29/2021 15:23
nga:Gazeta Blic

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Istogut, Ilir Ferati, i ka falënderuar qytetarët për mbështetjen që po ia japin dhe ka shtuar se Istogu do të jetë qytet i të gjithëve e për të gjithë.

“Studenica na e rikonfirmoi mbështetjen në masë edhe më të madhe për fitoren e përbashkët më 14 nëntor. Istogu do të jetë qytet i të gjithëve e për të gjithë, pa dallim.
Ju faleminderit nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme”, ka thënë Ferati