Liverpool po synon ta zgjidh çështjen e Mo Salah para afatit kalimtar dimëror.
Salah ka deklaruar pak ditë më parë se do ishte i lumtur të vazhdonte kontratën me Liverpoolin por kjo nuk varet nga ai, përcjell GazetaBlic Sport.
‘Mbreti egjiptian’, aktualisht ka kontratë me ‘The Reds‘ deri në vitin 2023 dhe ka kërkuar pagë prej 400 mijë paund në javë për të rinovuar kontratën.
Për çështjen e rinovimit të Salah ka folur edhe mbrojtësi i majtë i Liverpoolit, Andy Robertson, i cili tha se shpreson se egjiptiani të vazhdojë qëndrimin e tij në Anfield.
“Shpresoj se mund të vazhdoj të luaj me të. Më pëlqen të luaj me Mo Salah dhe më pëlqen të luaj me të gjithë djemtë rreth meje dhe ju nuk dëshironi të shihni që dikush të largohet”, ka thënë fillimisht Robertson për Sky Sports.
“Le t’ia lëmë në dorë klubit dhe Mo-s. Jam i sigurt se të gjithë po përpiqen të arrijnë një marrëveshje që mund të funksionojë për të gjithë”.
“Shpresojmë se ata mund të arrijnë një zgjidhje sepse nëse ai nuk është më i miri në botë, ai është padyshim në diskutim për më të mirin dhe ata janë lloji i lojtarëve që dëshironi në këtë klub, ata janë lloji i lojtarëve që tifozët e klubit meritojnë”.
“Shpresojmë se kjo do të vazhdojë dhe ai mund të qëndrojë për pak më gjatë”, përfundoi mbrojtësi i Liverpoolit.
/GazetaBlic Sport/


