Agjenti i sulmuesit belg, Romelu Lukaku ka befasuar me deklaratën e tij të fundit në lidhje me klientin e tij.
Federico Pastorello agjenti i Lukakut) është shprehur se ëndrra e sulmuesit të Chelseat është të luaj një ditë për Real Madridin, përcjell GazetaBlic Sport.
“Romelu ishte jashtëzakonisht i lumtur në Milano, ai i do tifozët, ai e do qytetin, ai e do klubin”, ka thënë fillimisht Pastorello për The Telegraph.
“Por, nga ana tjetër, ai ende ëndërronte të kthehej në Chelsea”.
“E mora vesh në vitin 2017, ai tha se kishte dy klube që ishin ëndrra e tij – Chelsea dhe Real Madrid”.
“Chelsea ishte edhe më shumë sepse ai u shit shumë herët dhe jo në një mënyrë shumë të këndshme pas penalltisë në Superkupë, kështu që ai ndjeu se kishte diçka që nuk e kishte arritur dhe donte ta korrigjonte”, përfundoi agjenti.
/GazetaBlic Sport/


