Sporti

Liverpool këmbngul ta zgjidh të ardhmen e Salah para janarit

10/29/2021 10:26
nga:E K

Liverpool po synon ta zgjidh çështjen e Mo Salah para afatit kalimtar dimëror.

Salah ka deklaruar pak ditë më parë se do ishte i lumtur të vazhdonte kontratën me Liverpoolin por kjo nuk varet nga ai, përcjell GazetaBlic Sport.

‘Mbreti egjiptian’, aktualisht ka kontratë me ‘The Reds’ deri në vitin 2023 dhe ka kërkuar pagë prej 400 mijë paund në javë për të rinovuar kontratën.

Sulmuesi anësor i Liverpoolit po kalon në formë jetësore me ‘The Reds’ pasi me hat-trickun e tij në derbin e madh anglez me Manchester United, ku skuadra e tij e demoloi kundërshtarin, ai u bë lojtari me më së shumti gola të shënuar në Premierligë në histori duke e kaluar kështu sulmuesin legjendar, Didier Drogba.

Këtë sezon ai ka realizuar 15 gola dhe ka kontribuar me 5 asistime në 12 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.

/GazetaBlic Sport/