Sporti

Enis Bardhi shkëlqen ndaj Atletico Madrid, realizon dy gola

10/28/2021 23:25
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar ndeshja mes Levantes dhe Atletico Madrid.

Rezultati përfundimtar i kësaj sfide është 2 me 2, shkruan GazetaBlic Sport.

Enis Bardhi, futbollist me origjinë shqiptare ishte fantastik me paraqitjen e tij. Ai shënoi dy gola nga penalltia, duke i dhënë një pikë me shumë vlerë skuadrës vendase.

Atletico Madrid nuk e mori rezultatin e dëshiruar, me golat e Griezmann dhe Cunha që nuk mjaftuan për fitoren e madhe.

/GazetaBlic Sport/