Erling Haaland ishte afër transferimit te Manchester United para se ai të nënshkruante me Borussia Dortmund.
Menaxheri i Erling Haaland e këshilloi sulmuesin që të mos pranonte ofertën e Manchester United dhe në vend të kësaj të nënshkruante për Dormtund, përcjell GazetaBlic Sport.
Shefi ekzekutiv i Dortmundit, Hans-Joachim Watzke, duke folur për Sport1, tregoi këtë histori:
“Propozimi i Manchester United ishte më i mirë se i yni. Por Mino Raiola mendoi se Haaland do të ishte më mirë nëse ai do të vinte në Dortmund”.
Sulmuesi iu bashkua skuadrës gjermane nga Red Bull në janar 2020 dhe aktualisht është një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe është vetëm 21 vjeç.
/GazetaBlic Sport/


