Lajme

Mbrojtja kundërshton dëshminë e dëshmitares Pumper, ZPS paraqet argumentet në lidhje me pranueshmërinë e provave

10/28/2021 12:16
nga:N M

Në gjykimin ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt në Hagë, palët kanë bërë parashtrimet e tyre lidhur me pranueshmëinë e provave që janë paraqitur, pranimi i të cilave është shtyrë gjatë dëshmisë së dëshmitares Zenka Pumper dhe derisa Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka kërkuar pranueshmërinë e tyre, mbrojtja ka kundërshtuar këtë.

Prokurorja Valeria Bolicci ka dhënë argumentet e saj për kategorinë e të gjitha provave dhe çfarë përfshijnë të njëjtat.

Gjithashtu, Bolicci ka bërë parashtrimet për materialet që sipas saj duhet të mbeten konfidenciale dhe i është përgjigjur anëtarëve të trupit gjykues në pyetjet që kanë parashtruar lidhur me këto prova materiale, si dhe ka përmbledhur edhe deklaratat e dëshmitares Pumper.

Më pas, avokati i Gucatit, Jonathan Elystan Reese, ka dhënë kundër argumentet e mbrojtjes dhe kundërshtimet e tyre.

Avokati Reese, ka thënë ndër të tjera se tërësia e dëshmisë së Zenka Pumper, qoftë ajo që ka dhënë verbalisht në gjykatë, e edhe ato me letra duhet përjashtuar.

Reese ka thënë se kundërshtojnë edhe deklaratat dhe notat zyrtare të kësaj dëshmitare.

“Ne parashtrojmë se do të ishte e pavend në këto rrethana të marrësh deklaratat, të cilat në fakt janë përsëritje të dëshmisë së saj të drejtpërdrejtë, për më tepër ato përmbajnë shtojca që ajo i prodhoi”, ka thënë ai.

Kurse, avokati Toby Cadman, që mbron Nasim Haradinajn, deklaroi se është në pajtim me avokatin e Gucatit lidhur me tërësinë e dëshmisë dhe provave të dëshmitares Pumper.

“Mbi bazën e deklaratave që ka bërë zonja Pumper, ajo ka dhënë të gjata si gjatë marrjes së drejtpërdrejtë të ZPS, por gjithashtu gjatë marrjes në pyetje nga ana e mbrojtjes dhe provat e saj çka ka dhënë ajo nën betim si gjatë pyetjes së drejtpërdrejtë, si dhe nga prokuroria nuk është e qartë mbi çfarë bazë është bërë një deklarata kaq e gjatë e saj”, ka thënë ai.

Avokatët kanë dhënë kundërshtimet e tyre edhe me kategoritë e provave, të cilat janë elaboruar gjatë seancës nga prokurorja Bolicci.

Paraprakisht, kryetari i trupit gjykues, Charles L Smith II, ka thënë se ka marrë një kërkesë të përbashkët të mbrojtjes së dy akuzuarve, ku është kërkuar nxjerrja sipas rregullës 102 (3), që sipas mbrojtjes është e rëndësishme për dëshmitarin e ri dhe e domosdoshme për shkak të informacionit të ri që ka dhënë i njëjti.

Kurse, bëri të ditur se ZPS ka pretenduar se kërkesa e mbrojtjes është e vonshme dhe e gjerë.

Gjykatësi Smith II, bëri të ditur se trupi gjykues rikujton se gjyqtari i procedurës paraprake ka theksuar se mbrojtja mund të kërkojë nxjerrjen dhe inspektimin e materialit që nuk janë të përfshira në rregullën 102 (3) dhe se në rast të tillë mbrojtja duhet të përcaktojë parametrat dhe specifikojë dokumentet e kërkuara.

Tutje, gjykatësi theksoi që thuhet se mbrojtja mund të indikojë thellësinë e materialeve që i duhet për përgatitje.

Ai bëri të ditur se gjyqtari i procedurës paraprake ka theksuar se mund të përfshihet një grup i caktuar dëshmitarësh, një periudhë kohore dhe vend gjeografik ku kanë ndodhur ngjarjet materiale.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka theksuar se mbrojtja nuk mund të mbështetet në përshkrimet e përgjithshme apo pretendimet e përgjithshme në lidhje me informacionet e kërkuara dhe duhet t’i shmanget kërkesave në formë të përgjithësimeve”, ka thënë ai.

Kryetari i trupit gjykues tha se trupi gjykues thekson se kërkesa e mbrojtjes për nxjerrjen e materialeve përfshin pothuajse të gjitha shënimet që kanë bërë ZPS në lidhje me mbrojtjen e dëshmitarëve, duke përfshirë edhe masat që janë marrë në terren shënimet nga takimet e brendshme në lidhje me kontaktimet e dëshmitarëve dhe vendimet e udhëheqësve lidhur me ato që nga tetori 2020.

Ai tha se trupi gjykues nuk është bindur se mbrojtja ka treguar apo dëshmuar materialitetin në lidhje me nxjerrjen e materialeve, sa i përket dëshmisë së dëshmitarit 4842.

“Nëse gjatë pyetjeve kryesore për dëshmitarin, pyetet për të dëshmuar për çështje jashtë fushëveprimit të datës së tij dhe njoftimin e 4 tetor, atëherë këto çështje bie në fushën e kërkesën së mbrojtjes”, tha ai.

Kurse, shtoi se gjatë pyetjeve shtesë mbrojtjes i kërkohet të nxjerrë materiale për çështje specifike me kusht të përcaktohet rëndësia e çështjes së mbrojtjes në përputhje me mbrojtjen.

Gjyqtari deklaroi se trupi gjykues hedh poshtë kërkesën e përbashkët të mbrojtjes me kushtin e lartpërmendur.

Ai ka njoftuar se lista e provave të ZPS për dëshmitarit 4842 përmban disa shënime zyrtare, autori i të cilave nuk është vet dëshmitari.

“ZPS nuk i ndalohet të nxjerrë informacione nga ky dëshmitar në lidhje me çka përmbajnë këto shënime apo shënime të përpiluara nga palë të treta si është thënë më herët me aq sa këto prova nuk bien nën rregullën 153 dhe 154 ato nuk mund të pranohet përmes këtij dëshmitari”, tha gjykatësi.

Ndërsa, shtoi se ZPS nuk ka ndërmend të mbështet në shënime që nuk janë përgatitur nga ky dëshmitar dhe për këtë arsye duhet të sigurohet për bazën e njohurisë që dëshmitari ka në lidhej me to.

Kurse, avokati Jonathan Elystan Reese, që mbron të akuzuarin Hysni Gucati deklaroi se kanë theksuar se nuk u është bërë një njoftim i përditësuar sipas rregullës 102 (3) që do të trajtojnë materialin që ka ZPS dhe kjo ka të bëjë me informacionin që u është bërë përmes korrespodencën me e-mail më 14 tetor.

“Sigurisht nuk është informacion krejtësisht i ri dhe prokuroria në përgjigjen ndaj parashtrimit tonë në atë fazë na bëri të ditur se dëshmitari 4842 ishte në gjendje të jepte dëshmi në lidhje me detyrat institucionale që kishte kryer në kuadër të ekipit të sigurisë”, ka thënë Reese.

Tutje, tha se e ka të qartë që trupi gjykues ka marrë vendim në lidhje me kërkesën për nxjerrjen e materialeve sipas rregullës 102 (3).

“Sidoqoftë, ky rregull përfshin tri faza, e parë është nxjerrja apo dorëzimi i njoftimit të rregullt ku parashtrohen të gjitha materialet që ka ZPS dhe kërkesa për nxjerrjen e materialeve është vetëm faza e tretë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, nga ZPS u tha se arsyet për refuzimin e këtyre kërkesave të përsëritura janë të njëjta si ato që përmendën në vendimin e trupit gjykues dhe kjo është natyra shumë e gjerë apo gjithëpërfshirëse e kërkesës.

Në vijim pritet të dëgjohet dëshmitari i tretë në këtë rast.

Mbetën pa punë nga 8 tetori, Sindikata e Ferronikeli proteston para Qeverisë