Sporti

Zyrtarizimi çështje orësh, Xavi e do yllin e Man Cityt dhe Sevillës

10/28/2021 12:03
nga:E K

Xavi Hernandez është afër të marrë drejtimin e Barcelonës.

Skuadra e Barcelonës, shkarkoi dje trajnerin e tyre, Ronald Koeman pas humbjes nga Rayo Vallecanos dhe rezultateve të dobëta në përgjithësi, shkruan GazetaBlic Sport.

‘Diario Sport’ raporton se spanjolli ka arritur marrëveshje me skuadrën katalunase.

Me marrëveshjen tashmë të mbyllur me trajnerin, tashmë e vetmja gjë që ka mbetur është që të bihet dakord për lirimin e tij nga kontrata me skuadrën nga Katari, Al Saad.

Për prishjen e kontratës së tij duhet paguar një milion euro.

Gazetari Gerard Romero, zbulon se Xavi preferon formacionin 4-3-3, sistem të cilin e përdorte Pep Guardiola, kur spanjoll ishte lojtar.

Xavi thuhet se kërkon sulmuesin e Manchester Cityt, Raheem Sterling, që ka humbur pozitën e titullarit nën urdhrat e Guardiolas.

Pos tij, Xavi e do edhe qendërmbrojtësin e Sevillas, Jules Kounde.

/GazetaBlic Sport/