Sporti

“U turpërova”, Rashford reagon për herë të parë pas humbjes nga Liverpooli

10/28/2021 10:07
nga:Lorik J

Marcus Rashford pranoi se ishte i turpëruar nga disfata e pësuar të dielën në Old Trafford, kundër Liverpool (0-5).

Sulmuesi i Manchester United ka pranuar se ka mbetur pa fjalë me humbjen e pësuar dhe ka preferuar të heshtë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Nuk mund të gënjej. Nuk dëgjuat asgjë nga unë në rrjetet sociale sepse si tifoz i United nuk dija çfarë të thoja pas të dielës. U turpërova. Më vjen turp. Tifozët tanë janë gjithçka dhe nuk e kanë merituar. Ne po punojmë shumë për të rregulluar gjithçka. Duhet të shpengojmë veten”, pranoi sulmuesi.

/GazetaBlic Sport