Lajme

Ushtroi dhunë psikike ndaj nënës së tij, arrestohet prishtinasi

10/28/2021 09:31
nga:Q R

Policia e Kosovës ka arrestuar një person Prishtinë, i cili dyshohet se nga janari kishte ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij.

Arrestimi I personit të dyshuar është bërë më 25 tetor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se në vazhdimësi (nga fillim viti) ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare-nënës së tij”.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Mungesë nafte, në disa pjesë të Kinës kufizohet sasia që mund të blihet