Sporti

Ancelotti: Mund të më quani të çmendur, por me pëlqeu paraqitja

10/28/2021 09:02
nga:E K

Real Madrid dje ka barazuar pa gola ndaj Osasunas në ‘Santiago Bernabeu’.

Skuadra e Ancelottit nuk arriti ta mbajë vazhdimësinë e rezultateve të mira pas fitores në Camp Nou ndaj Barcelonës me rezultat 2-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Pavarësisht barazimit, Carlo Ancelotti u shpreh i kënaqur me lojën e treguar nga lojtarët.

“Koha e shtuar dukej shumë e vogël për mua. Pyeta për shpjegim, por nuk më bindi”.

“Nga tre ndeshjet (që nuk kemi fituar në shtëpi), ne merituam t’i fitojmë dy prej tyre. Duhet ta kuptojmë se janë ndeshje të vështira për skuadrën sepse sot
nuk ia dolëm të tregojmë vetën brenda zonës”.

“Por, a doni të vërteten? Mund të me quani të çmendur, por e pëlqeva paraqitjen, sidomos në pjesën e parë. Lojtarët e mi dhanë gjithçka dhe duhet të vazhdojmë kështu”, deklaroi italiani.

/GazetaBlic Sport/